13:17 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plot yje të futbollit që nga nesër janë pa skuadra (Foto)

Sot është dita e fundit për disa futbollistë të famshëm që po kalojnë në ditën e fundit të kontratës me skuadrat e tyre.

Që nga nesër ata janë futbollistë të lirë dhe mund të nënshkruajnë me cilëndo skuadër.

Jack Wilshere që nga nesër është pa kontratë dhe gjasat janë që ai të nënshkruaj me Fenerbahcen.

Ish ylli i Liverpoolit, Glen Johnson poashtu do të jetë i lirë në treg pasi i skadon kontrata me Stoke Cityn.

Yaya Toure poashtu nuk do të jetë në kontratë me Cityn.

Edhe ish ylli i Milanit, Keisuke Honda do të kërkojë skuadër të re pasi është në ditën e fundit të kontratës.

Gianluigi Buffon poashtu ka dhënë sot mesazhin lamtumirës pasi po kalon ditën e fundit si lojtar i Juves.

Fernando Torres është pjesë e kësaj liste pasi që skadon kontrata e tij me Atleticon.

Hatem Ben Arfa pritet të lë mallkimin te PSG për të kërkuar një mjedis të ri.

Ish mbrojtësi i Bayernit, Hilger Badstuber ka lënë anash lëndimet dhe do të kërkojë skuadër të re që nga 1 korriku./Indeksonline/

Temat: