16:40 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Po ndodhin transfere në futbollin evropian, këto janë të fundit

Dita e fundit e afatit kalimtar në disa liga evropiane i ka aktivizuar skuadrat në blerjen e lojtarëve.

Sevilla ka nënshkruar me yllin e kampionatit rus, sulmuesin e Spartas Moskës, Quincy Promes.

Betis ka marrë nga PSG talentin, Lo Celso. Adam Llajic është zyrtarizuar te Beshiktash, ndërsa PSG ka arritur marrëveshje me Choupo Moting.

Barcelona është në bisedime me finale me Benfikën për huazimin e Rafinhas. Ben Arfa është afër të bëhet një lojtar i ri në Stade de Rennes .

Fenerbahce ka arritur nënshkrimin e Jailson . Mesfushori brazilian vjen nga Gremio për 4’5 milionë euro./Indeksonline/

Temat: