10:33 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Plotësisht i zhveshur, foto e Chiellinit ka shkuar viral në rrjetet sociale

Raoul Bellanova shfrytëzoi mundësinë pas vizitës së Juventusit në ”San Siro” që ta bëjë një foto me idolin e tij, Cristiano Ronaldo.

Pavarsisht se nuk participoi në këtë ndeshje, ylli i Milanit ishte i kënaqur që bëri foto me Ronaldon, duke e postuar menjëherë në Twitter.

Por, nuk kaloi shumë kohë deri kur fotoja në fjalë u shpërnda tejmase në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Kjo pasi që prapaskena e saj e shfaqë mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini ”nudo”.

Ai nuk kishte asgjë të veshur, teksa po ndërrohej pas ndeshjes në fjalë.

Dhe kljo e detyroi futbollistin e Milanit që ta fshijë shpejt postimin nga llogaria e tij zyrtare në Twitter./IndeksOnline/