23:02 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Video-skandali, Chiellini duke i treguar si të referoj Mazzolenit

Milan-Juventus është harruar, por jo për ata që kanë qenë të vëmendshëm për të regjistruar çdo pjesë të kësaj ndeshje, edhe atë që ka ndodhur pas pjesës së parë dhe gjatë pushimit. Penalltia e dhënë në dëm të bardhezinjve, nga arbitri Mazzoleni, pasi është konsultuar me VAR, por sidomos rritja e kuqezinjve që kërkuan me ngulm golin e barazimit, shtyrë nga publiku, ka shtyrë mbrojtësin e “Zonjës” që të bëjë një bisedë me arbitrin e ndeshjes, ende pa dalë kuqezinjtë nga dhoma e tyre.

Në fund të tunelit, Chiellini bashkë me Pjaniç ndjekin arbitrin Mazzoleni, duke biseduar. Në fillim për klimën e tensionuar dhe shtyrjen e publikut, më pas për penalltinë e akorduar për prekjen me dorë të Benatias.

E gjitha skena është kapur nga kamera kryesore e Ligës Italiane të Futbollit, ndërsa lojtarët e tjerë bardhezi qëndrojnë disi të befasuar duke parë Chiellinin aty pranë arbitrit, në të dalë të tunelit. Madje, sipas atyre që e kaën publikuar videon, ka edhe një zbulim të bisedës që është bërë…

Chiellini, sipas tyre, i ka kërkuar arbitrit që të bëjë kujdes me faullat në dëm të Juves dhe mos shtyhet nga publiku. Kujtojmë që në pjesën e dytë, arbitri nuk hezitoi të nxirrte të kuqin ndaj Higuain, pas protestave për faullin ndaj Benatias.