14:45 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Po afron “dita e madhe”, kjo është data kur dalin përgjigjet e lotarisë Amerikane

Edhe pse Ambasada amerikane ende nuk ka njoftuar datën se kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ne faqen zyrtare të lotarise amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur është data 8 maj 2021.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.

Duke filluar nga 8 maj 2021, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2022 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Faqja për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane është dvlottery.state.gov.