Po e kërkon e gjithë Evropa, Genoa tregon çmimin e yllit të tyre
Skuadra italiane Genoa ka hedhur poshtë një ofertë prej 35 milionë nga Liverpool dhe Chelsea për sulmuesin e saj Krzysztof Piatek
Polaku Piatak i është nënshtruar interesimit nga klubet anembanë Evropës ku një ndër ta janë edhe Tottenham Hottspur dhe Barcelona të cilët kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit
Po ashtu edhe Real Madrid,Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund kanë qenë gjithashtu të lidhur me 24 vjeçarin megjithatë Genoa mbetet e vendosur në qëndrimin e tij
Ndërkohë thuhet se shuma të cilën e kërkon skuadra italiane për Piatek është mbi 50 milionë euro. /IndeksOnline/