09:45 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat… Teatri ynë u mbyll!”

Adem Mikullovci ndërroi jetë pas mesnatës së ditës së sotme në moshën 81-vjeçare.

Aktori i mirënjohur muaj më parë, pas vdekjes së mikes dhe koleges së tij, Leze Qena kishte thënë se bashkë me të ishte mbyllur një teatër, kurse kishte theksuar se ata të dytë ishin mohikanët e fundit të gjeneratës së artë të teatrit të Kosovës.

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri ynë Leze u mbyll”, kishte shkruar Mikullovci pas vdekjes së Leze Qenës.

Aktori kishte shtuar se e atë e lan të fundit dhe s’kishte si të mos shkonte edhe ai tek ata.

“Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju”, kishte shkruar Mikullovci në marsin e këtij viti, pas vdekjes së Lezes.

Ky ishte postimi i tij i plotë:

“ELIZABETË- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash: ”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”. Dhe ja! Ashtu edhe ndodhi Elizabetë. Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat….Teatri ynë Leze u mbyll”, kishte shkruar aktori Mukullovci për Qenën.