Po flitet, Rexhbeçaj arrin marrëveshje me skuadrën e re?!
Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbecaj është shumë pranë një rikthimi te VfL Wolfsburg, sipas raportimeve të fundit nga media gjermane “kicker“.
Bëhet e ditur se 28-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Bundesligës, i cili aktualisht po lufton për mbijetesë. Pavarësisht nëse Wolfsburg do të qëndrojë apo jo në elitë, Rexhbecaj pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, shkruan Indeksonline
Kontrata e tij aktuale me FC Augsburg nuk do të rinovohet, çka e bën mesfushorin të lirë në tregun e transferimeve. Interes për të kanë shprehur edhe disa klube të tjera të Bundesligës, përfshirë Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, por duket se Wolfsburg ka fituar garën.
Wiedersehen für Rexhbecaj und den Wölfen. 🐺Elvis Rexhbecaj wechselt ablösefrei zum VfL und unterschriebt bis 2030. #SkyTransfer #VfLWolfsburg #rexhbecaj pic.twitter.com/DE25D26gNC
— Sky Sport (@SkySportDE) April 15, 2026
Ky transferim do të shënonte një rikthim për Rexhbecajn te klubi ku u formua si futbollist, pasi ai ishte pjesë e Wolfsburgut nga viti 2010 deri në vitin 2020./Indeksonline/

