20:41 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Po humbiste skuadra 2-0, trajneri futet në lojë, shënon 3 gola dhe e fiton ndeshjen!

Një kuriozitet i çuditshëm ka ndodhur këtë javë në Kroaci në ligën e katërt. Në ndeshjen mes NK Slavonijas dhe NK Tomislav, rezultati ishte 2-0 në pjesën e parë.

Goran Uzelac është lojtar-trajner i skuadrës dhe vendosi që ta fus veten në lojë në pjesën e dytë.

Ky zëvëndësim doli të jetë i qëlluar nga trajneri pasi që ai arriti të shënoi tre gola për të rikthyer rezultatin në 2-3.

“Desha vetëm të iu tregojë lojtarëve se si luhet ky sport” ka thënë në humor Uzevac pas ndeshjes./Indeksonline/