16:35 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Po i ecin mirë miqësoret, Donat Rrudhani shënon një tjetër gol me Young Boys

Futbollsiti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka shënuar një gol në miqësore me ekipin zvicran, Young Boys.

Rrudhani shënoi një gol me thembërr në minutën e 65’të për ta barazuar rezultatin në 2 me 2 në miqësore ndaj Vaduzit, shkruan Indeksonline

Ky ishte goli i dytë i kosovarit në këto ndeshje miqësore që po i zhvillon kampioni i Superligës së Zvicrës.

Kujtojmë që Young Boys fitoi 3 me 2 në këtë miqësore, kurse golat tjerë për ekipin e verdhë i shënuan: Eyamba dhe Nsame./Indeksonline/