22:44 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Po na plaçkitin”, ankohen mërgimtarët për rritjen e çmimit të biletave për Kosovë

Tash kur koha e pushimeve ka filluar, shumë mërgimtarë mësyjnë Kosovën për të vizituar familjet dhe për të kaluar pushimin.

Mirëpo, në këtë kohë çmimet e biletave janë shumë të larta.

Një mërgimtar me iniciale F.S ka thënë për Indeksonline se biletat kanë çmime shumë të larta për mërgimtarët.

F.S ka treguar se çmimet e një bilete nga Zvicra për në Kosovë për një person kushton 730.

“Po na plaçkisin” thotë F.S.

Ndërsa, po të shikosh në të njëjtën ditë, udhëtimet në vendet e tjera kushtojnë më lirë.

Për shembull për në Nju Jork, bileta kushton 817 për dy persona. Ndërsa, për Serbi bileta është 367 euro./Indeksonline/