75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 16 Janar 2025 / AR

Po ndahen Justin e Hailey? Detaji që shokoi fansat

Justin Bieber ka ngjallur shqetësim tek fansat për martesën e tij me Hailey-n, pak pasi ai hoqi nga follow vjehrrin, Stephen Baldwin, në Instagram.

Krijuesi i hitit Baby, 30 vjeç ishte përfshirë më parë në spekulime të ndarjes me modelen, 28 vjeç, në fund të vitit të kaluar pas përvjetorit të tyre të gjashtë të martesës. 

Në gusht 2024, çifti i cili u martua në 2018 u bën prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jack Blues. 

“Kjo është që ai të mos ketë të bëjë me babanë e saj kur të ndodhë divorci”, ndërsa një tjetër shtoi, “Sinqerisht, çfarë nëse ai dëshiron një divorc dhe nuk dëshiron të merret me babanë e Hailey”. /Indeksonline/

Këngëtari gjithashtu mori vendimin për të hequr ndjekjen e vjehrrit të tij, gjë që ka rindezur shqetësimin mes fansave se marrëdhënia e tij me Hailey-n mund të jetë e vështirë.