13:19 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / L K

Po pastronte shtëpinë e gjyshes së ndjerë, vritet nga policia pasi e ngatërruan me një hajdut

Një 28 vjeçar në Wyoming të SHBA-së është vrarë nga policia pasi menduan se ishte një hajdut. I riu Joe Frasure Jr kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e gjyshes së tij të ndjerë por policët e ngatërruan me një hajdut. Oficerët hapën zjarr ndaj tij dhe vdiq pasi u dërgua në spital.

Mediat amerikane shkruajnë se vrasja e të riut është një tjetër episod që nxjerr në pah sjelljen e diskutueshme të policisë në Shtetet e Bashkuara. Policia tha se oficerët dyshuan se Frasure ishte një hajdut pasi morën një telefonatë nga një fqinj i cili mendoi se ishte e çuditshme që dikush ishte në shtëpi.

Familja e Frasures shpjegoi se i riu thjesht po pastronte banesën pas vdekjes së gjyshes. Sipas rrëfimit të policëve, Frasure nuk iu bind urdhrave, u largua dhe u përpoq të ikte me një fugon. Frasure u qëllua në kokë dhe u transportua në spitalin më të afërt por nuk mundi të mbijetonte. /abcnews.al/