15:53 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Po shkëlqen në Slloveni, ish-lojtari i Ferizajt në formacionin e javës

Futbollisti kosovar, Leard Sadriu është futur në formacionin e javës të futbollit në Slloveni me ekipin e NS Mura.

Skuadra sllovene barazoi pa gola 0:0 ndaj Radomlje, në ndeshjen e javës së 23-të, shkruan Indeksonline

Në këtë takim, paraqitje fantastike bëri mbrojtësi kosovar, Leard Sadriu. Dhe për këtë arsye ai u fut në formacionin e javës.

Sadriu gjatë vitit 2017 ishte pjesë e Ferizajt dhe më pas ishte transferuar te ekipi nga shqiptar nga Maqedonia Veriore, Shkëndija.

Gjatë vitit 2022, Sadriu luajti edhe për Skënderbeun, ku më pas ishte transferuar si “lojtar i lirë” në NS Mura. Vlera e futbollistit sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro./Indeksonline/