16:21 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Po shkëlqen te Interi, po e kërkon e gjithë Evropa

Interi është duke i bërë konkurrencë të fortë Juventusit këtë sezon në Serie A, falë një mbrojtje shumë të mirë.

Neroazurët do ta kenë shumë të vështirë të mbajnë yjet pasi që gjigantët e Evropës po i kërkojnë, shkruan Indeksonline.

Njëri nga ta është Milan Skriniar i cili aktualisht është nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

24 vjeçari është duke u kërkuar nga tri skuadrat e mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid dhe PSG.

Gazetat italiane thonë se Sllovaku fillimisht i ka refuzuar ato dhe se dëshiron të mbetet te Inter.

Por një ofertë siç dinë të vijnë nga këto skuadra mund ta josh atë. /IndeksOnline/