17:13 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

“Po tani, kush nuk merr vesh nga futbolli!” – tifozët e Romës kapen me Kolarovin

Paraqitja e Romës në ndeshjen e fundit me Fiorentinës, ku u mund 7-1, ka sjellë tërbimin e tifozëve të skuadrës verdhekuqe. Ata kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe janë kapur me futbollistët, veçanërisht me Kolarov.

Futbollisti serb kishte deklaruar kohë më parë se tifozët nuk kuptojnë asnjë nga futbolli, pas kritikave ndaj skuadrës. Nga “hero”, serbi tashmë është shndërruar në një lojtar të urryer për romanistët.

“Të kesh turp, ke edhe gojë të flasësh”, – ishte një nga komentet ndaj mbrojtësit të krahut të majtë. Dikush tjetër i drejtohej: “Po tani, kush nuk kupton asgjë nga futbolli’, – duke iu referuar deklaratës së Kolarov.

Roma po kalon një moment shumë të vështirë dhe pozicioni i trajnerit Di Françesko është vënë në rrezik. Skuadra pëson shumë gola dhe rezultatet janë shumë të dobëta.