15:55 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / B O

Pochettino: 50 vjet kemi pritur për ta fituar këtë titull, Messi do jetë vendimtar

Mauricio Pochettino ka thënë në konferencën për media para ndeshjes me Realin se të gjithë lojtarët janë të uritur për të fituar Ligën e Kampionëve.

Trajneri argjentinas ka deklaruar se Messi do të jetë vendimar dhe po duket me shumë besim para ndeshjes.

“Nuk kemi aspak presion para ndeshjes. Ne e respektojmë Realin si një nga skuadrat më të fuqishme në botë. Nuk ka favorit para ndeshjes, është përballje mes dy skuadrave favorite për Champions League. PSG ka pritur për më shumë se 50 vjet për të fituar këtë titull, kështu që ne jemi pretendentët. Messi është i qetë dhe i sigurt, ne besojmë që ai do të jetë lojtari vendimtar nesër. Neymar është në listën e skuadrës, Ramos jo” ka thënë Pochettino./Indeksonline/