22:07 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Podujeva në terr, shkak erërat e forta

Një pjesë e madhe e Podujevës me fshatra sonte ka mbetur në terr si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë vendin.

Ndonëse zyrtarisht nuk dihet se ku është shkaktuar prishja, banorët thonë se ka disa orë që janë në terr.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në rajonin e Drenicës./Indeksonline/