10:59 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Podujevë, një hajn hyn në një lokal, sulmon shitësen dhe vjedh 20 euro

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:15, një hajdut ka bërë një grabitje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ai kishte sulmuar një femër në lokal dhe kishte marr nga arka 20 euro, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 26.02.2021 – 15:15. Viktima femër  kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokal, një i dyshuar i panjohur duke e sulmuar fizikisht, nga arka i ka grabitur 20 euro dhe është larguar në drejtime ta panjohur. Rasti është duke u hetuar”./Indeksonline/