09:11 / E Diele, 13 Qershor 2021 / OSH

Podujevë, një personit i vidhet “Iphone 7”, dy pasaporta dhe para të gatshme

Mbrëmë, rreth orës 19:00, në fshatin Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një vjedhje.

Ankuesi ka raportuar në Polici se nga persona deri më tani të pa njohur, nga vetura e tij iu është vjedhur një iphon 7,  dy pasaporta  si dhe  para të gatshme.

 Sipas tij vetura nuk ka qenë e mbyllur me qelës.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/