10:36 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Podujevë, zjarri ia djegë dy veturat dhe pajisjet bujqësore (Foto)

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Shtedim të Podujevës një personi i është djegur garazha, ku brenda kishte dy vetura dhe pajisjet bujqësore.

Sipas raportit policor, nuk ka të lënduar nga ky rast, përcjellë Indeksonline.

“Fshati Shtedim, Podujevë 09.04.2018-04:25. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri që ka përfshirë garazhin e tij, janë djegur dy automjete dhe pajisje bujqësore. Njësiti i zjarrfikëseve ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, bën të ditur policia./Indeksonline/