15:09 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

Poeti Miftar Tërshnjaku botoi librin e pestë me titull “Krerët t’i bashkojmë”

Poeti që jeton në mërgim, në Vjenë të Austrisë, Miftar Tërshnjaku sot ka botuar librin e tij të pestë, të titulluar “Krerët t’i bashkojmë”.
Këtë për nder të ditës historike kombëtare të shkronjave shqipe, përkatësisht përvjetorit të alfabetit.
Në njoftimin e tij në Facebook, poeti Tërshnjaku ka shkruar: “E falënderojmë Perëndinë dhe burrat me nam për sakrificën e tyre shumë të madhe. Urime shqiptarë këtë ditë kombëtare! Zoti ju bekoftë bashkë me gjuhën tonë standarde!”.
Miftar Tërshnjaku ka një krijimtari të pasur letrare dhe aktualisht është nënkryetar i shoqatës së shkrimtarëve “Fan Stilian Noli” në Vjenë të Austrisë.