10:37 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Pogba + 300 milionë euro për Neymarin!

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, në garë për Neymarin kanë hyrë edhe Manchester United, me trajnerin Jose Mourinho, i cili e pëlqen shumë brazilianin.

Ky medium raporton se Unitediështë gati të bëjë një ofertë të madhe për të, duke ofruar 260 milionë funte apo 297.6 milionë euro plus shërbimet e francezit Paul Pogba.

Drejtuesit dhe trajneri i skuadrës angleze nuk janë të bindur nga Pogba dhe mendojnë se përfshirja e tij në marrëveshje mund të bëjë më të lehtë kalimin e Neymarit nga Parc des Princes në Old Trafford. Unitedi po mendon t’i ofrojë plot 30 milionë funte apo pak më shumë se 34 milionë euro në vit. IndeksOnline/

Temat: