18:19 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pogba: ”Do ta jap maksimumin për Mourinhon, por e ardhmja ime..”

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka thënë se do ta japë maksimumin për Jose Mourinhon – por ka pohuar se ai ende mund të largohet në janar.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës ishte objektiv i Barcelonës gjatë kësaj vere.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola mbajti bisedime me drejtuesit e Barçës rreth një transferimi të mundshëm, megjithatë një lëvizje nuk ndodhi.

Tani, Pogba thotë se ka raporte ”trajner-lojtar” me Mourinhon, pavarsisht zërave për një mosmarrëveshje mes tyre, transmeton IndeksOnline.

”Kemi raporte ‘trajner-lojtar’ me Mourinhon, kjo është e saktë”, tha Pogba.

”Një gjë mund t’ju siguroj juve; unë gjithnjë do ta japë maksimumin, pavarsisht se kë e kemi trajner. Nuk mund të them më shumë”.

I pyetur për të ardhmen, Pogba shtoi: ”E ardhmja ime aktualisht është te Man Unitedi. Ende kam një kontratë këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm”./IndeksOnline/