18:17 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

“Pogba i Barcelonës” pritet të largohet, dy ekipet e Premier Ligës të interesuara

Klubi i Barcelonës mund të mbetet pa talentin, Ilaix Moriba në merkaton verore.

Ai ende nuk ka vendosur se a do të nënshkruaj kontratë të re me katalunasit dhe kjo e ka nervozuar Barcelonën që e ka kërcënuar atë se do të luaj për grupmoshat “Juvenil A” në sezonin e ri, transmeton Indeksonline.

Moriba nuk është grumbulluar fare për ndeshjet parasezonale të Barcelonës. Katalunasit nuk do ta lejojnë të luaj për ekipin e parë atë derisa të vendos për të ardhmen e tij.

Sipas “Mundo Deportivo” dy ekipet e Premier Ligës, Chelsea dhe Manchester City janë duke e përcjellur nga afër këtë situatë.

Mbetet të shihet se çka do të vendos Moriba. Ai sezonin e kaluar luajti shumë ndeshje me ekipin e parë./Indeksonline/