75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / A. M.

Pogba pjesë e “Katar 2022”

Paul Pogba, gjatë paraqitjes së tij me Juventusin ka pësuar një lëndim në gju. Kjo kishte shtuar dyshimet se a do të mund të jetë pjesë e ekipit të Francës,  në Botërorin që do të mbahet në vitin 2022.

Vendimi i tij ka qenë që të mos operohet, pasi që shpreson se do të jetë pjesë e ekipit të Francës në Botëror “Katar 2022”.

Rreth lëndimit të tij ka folur edhe trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, i cili tregon se mesfushori nuk rrezikon të mbetet jashtë Botërorit, transmeton IndeksOnline.

“Është e rëndësishme që Pogba dhe Kante të jenë në Botëror, por kurrë nuk mund të jesh i sigurt. Në këto kushte është e nevojshme të përgatitim lojtarët më të rinj. Natyrisht unë jam në kontakt me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botërorin e Katari, sot nuk është në diskutim”, ka thënë ai  për “Le Parisien”./IndeksOnline/