11:09 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pogba te Real Madridi në janar?

E ardhmja e Paul Pogbas te Manchester United nuk pritet të jetë shumë e gjatë.

Kjo pasi mesfushori francez ka kërkuar nga krerët e klubit që ta lirojnë atë të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar.

Gjatë verës, Real Madridi ishte mjaft i interesuar për shërbimet e Pogbas por Manchester United nuk morri ofertën e dëshiruar dhe e bllokoi transferimin.

Por tashmë është e qartë që fituesi i Kupës së Botës nuk është i lumtur në Old Trafford.

Mediumi francez TMW, shkruan se trajneri Zinedine Zidane ka pasur kontakte të shpeshta dhe e ka bindur Pogban që të veshë fanellën e Real Madridit.

Tashmë mbetet që kjo dilemë të zgjidhet në mes të dy klubeve.

/Indeksonline/