15:54 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policët dhurojnë gjak vullnetarisht

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Policisë Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Prishtinë kanë organizuar sot në lokalet e stacionit policor të Gjilanit dhënien vullnetare të gjakut.

Policët dhe stafi udhëheqës i policisë së Kosovës  iu përgjigjën kësaj thirrje vullnetare duke dhuruar gjakë, transmeton Indeksonline.

Ky aksion me karakter humanitar po gjënë përkrahje të gjerë te eprorët, policët dhe stafi civil brenda strukturave të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe stacionet tjera në kuadër të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës./Indeksonline/

 

Temat: