14:14 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Policët e kërkonin vajzën e zhdukur, e gjetën duke fjetur me kolegun e tyre

Andrew Brooks ka pasur një lidhje me një vajzë 16 vjeçare nga Kenti, vajza ishte shpallur e zhdukur dhe policia po e kërkonte atë.

Pas kësaj afere polici tha dorëheqje mirëpo sipas Policisë ai do të largohej nga puna edhe nëse nuk do të jipte dorëheqje, shkruan Dialymail, transmeton IndeksOnline

Polici po ashtu ishte i martuar dhe e dinte se vajza ishte lajmëruar si e zhdukur, mirëpo sipas hetimeve ai i kishte bërë presion vajzës për ta mbajtur sekret lidhjen e tyre.

Sipas gjykatës polici kishte provuar edhe të bënte vetvrasje, kurse gruaja e tij punonte po ashtu për Policinë, në stafin civil./Indeksonline/.