18:08 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Policët e zhdukur, as në ditën e tretë asnjë gjurmë

s të martën nuk është gjetur asnjë gjurmë në lidhje me policët të cilët rezultojnë të humbur që nga mbrëmja e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Agim Gashi tha  se pavarësisht kërkimeve nga ana e zyrtarëve të Policisë, FSK-së, zhytësve dhe mekanizmave tjerë ende nuk ka asnjë të re në lidhje me fatin e dy policëve.

“Nuk ka asgjë as sot, kërkimet kanë filluar qysh herët dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e tyre”, tha Gashi. Malësor Dashi dhe Armend Trena janë dy policët e Kosovës të cilët që nga mbrëmja e së shtunës rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Sipas versionit zyrtar të Policisë ata kanë rënë në lumin Lepenc  pas një vetaksidenti me veturën zyrtare të cilën po udhëtonin. Sipas Policisë dy policët natën kritike kanë qenë me detyrë zyrtare. Vetura u nxor nga uji natën e aksidentit ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve.