15:51 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

“Policët serbë” në Makoc të Prishtinës – Policia sqaron situatën

Policia e Kosovës ka sqaruar për opinionin se në fshatin Makoc  të Komunës së Prishtinës nuk është e vërtetë që janë prezentë ushtria serbe mirëpo  në këtë vend që një kohë është duke u xhiruar një film.

Rastin në fjalë e ka sqaruar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Nuk ka vend për ndonjë shqetësim. Në atë lokacion të Prishtinës, bazuar në kërkesat edhe për leje paraprake nga një produksion vendor janë duke u realizuar gjirime filmike. Produksioni ka bëre gjirime edhe ditët e kaluar dhe ka marr lejen perkatëse nga autoritetet kompetente. Prandaj, ju inkurajojmë qe dhe juve si media që për qdo informacion relevant te ju referoheni organeve kompetente dhe mos të bini pre e dezinformatave apo postimeve të qastit që shpesh herë krijojnë huti dhe pasiguri tek qytetarët”, ka thënë Hoxha.

Më tej, Hoxha thotë se nuk bëhet fjalë për kurrfar force të huaj policore, dhe se te gjithë personat janë aktorë, pjesë e produksionit filmik vendor.

Sipas tij, Policia e Kosovës konform kërkesës së parashtruar ndodhet në atë lokacion per asitencën e nevojshme.

“Ju konfirmojmë që nje lajm i tillë nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne realizimin e detyrave të saj ligjore dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë, se Anëtari i Komisionit Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërorë, Florim Isufi përmes një statusi në Facebook postojë fotografi ku kishte shkruar se ka parë forca të ushtrisë serbe në fshatin Makoc në kryeqytet.

Por, në këtë rast Isufi doli të ketë huqje të madhe  pasi që kjo me të vërtetën qëndrojnë shumë larg.

“Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc”  kishte  shkruar Isufi në Facebook./Indeksonline/