21:21 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policët ua përgatisin darkën fëmijëve pasi nëna e tyre u dërgua me urgjencë në spital

Një gjest i rrallë i pjesëtarëve të Policisë ka ndodhur në Holandë.

Pasi një nënë u dërgua në spital me autoambulancë, dy pjesëtarë të Policisë së Holandës kanë qëndruar në shtëpinë e saj.

Kjo për të përgatitur darkën për pesë fëmijët që mbetën në shtëpi, të vetëm.

Po ashtu, ata pas ushqimit pastruan edhe enët.

Një veprim i tillë ka mahnitur të gjithë, duke e përshëndetur si gjest të rrallë dhe human./Indeksonline/