75 Mall Live Search
00:09 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Polici 30 vjeçar kryen marrëdhënie seksuale me 17 vjeçaren që u raportua si e zhdukur

Polici Andrew Brooks, 30 vjeçar kishte pasur marrëdhënie seksuale me vajzën 17 vjeçare e cila ishte shpallur e zhdukur dhe ishte në kërkim nga policia, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Brooks ishte takuar me adoloshenten në Kent të marsit të 2018-s dhe më pas kishin vazhduar aferën e tyre për një kohë.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë kohës sa bashkëshortja e policit nuk kishte qenë në shtëpi.

 The 30-year-old married cop continued to text the teenager after learning his fellow officers were looking for her

Një komision i policisë kishte bërë të ditur se polici Brooks i kishte shkruar mesazhe adoloshentes edhe pse e kishte ditur se ajo është e mitur.

Brooks është shpallur fajtor për shkelje poshtëruese dhe shkelje të ndërshmërisë dhe integritetit.

Polici Brooks së shpejti do të lirohet nga detyra, rrjedhimisht do të përjashtohet./Indeksonline/