12:50 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

Polici i vrarë në Mitrovicë u dërgua pa shenja jete në spital

Zyrtari policor, B.T., 44 vjeçar është vrarë aksidentalisht sot në poligon të gjuajtjeve në Cërnushë të Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës, i ndjerë, është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik.

Kurse, zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Nita Mustafa, ka thënë për IndeksOnline se polici në emergjencë është dërguar pa shenja jete.

“Polici i vrarë është sjellë pa shenja jete tek ne në Spitalin e Mitrovicës, mjekët nuk kanë mundur t’i ofrojnë asnjë shërbim pasi ka ardhur pa shenja jete.Viktima ende gjendet në spitalin tonë derisa ekipet e mjekësisë ligjore të vijnë ta marrin”, tha ajo./IndeksOnline