Policia angleze po heton Erling Haalandin

Erling Haaland po hetohet nga policia angeleze.
Sulmuesi i Manchester Cityt, është nën hetime pasi kishte përdorur telefonin gjatë vozitjes, transmeton IndeksOnline.
Një fotografi e publikuar nga ”The Sun”, ku shihet Haaland duke përdorur telefonin në veturën e tij derisa ishte afër stadiumit “Etihad Stadium”, ka bërë që policia të nis hetimet ndaj yllit norvegjez.
Sulmuesi i Cityt mund të gjobitet me 200 funte dhe mund t’i merren 6 pikë nga licenca e tij e vozitjes nëse gjendet fajtor.
Haaland po shkëlqen këtë sezon në ishull, ku ka shënuar 42 gola nga 37 ndeshje në të gjitha garat me Manchester Cityn./IndeksOnline/