09:49 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Policia arreston 19 persona

Gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 19 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit dhe për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, 13 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/