09:06 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

Policia arreston 20 persona brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Arrestimi i tyre ka ndodhur për shkak se të njëjtit janë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive të ndryshme të kundërligjshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia gjithashtu ka shqiptuar 1590 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.