09:59 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / k.v

Policia arreston 21 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës, janë arrestuar 21 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Arrestimet janë kryer në të gjitha rajonet e vendit dhe për të njëjtat është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit, transmeton Indeksonline.

Me urdhrin e këtij të fundit, dhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/