17:58 / E Diele, 25 Gusht 2019

Policia arreston një grua, braktisi vajzën 3 vjeçare gjatë natës!

Kohën e fundit dukshëm janë shtuar rastet e braktisjes së fëmijëve. Rasti i radhës ka ndodhur në qytetin Cornwall të Anglisë.

Kështu, policia nuk ka arritur të gjejë prindërit e vajzës, derisa në shtëpinë e familjes nuk ka rezultuar të ndodhet ndonjë person.

Më vonë policia ka konfirmuar se ka arrestuar një grua 40 vjeçare nën dyshimin për neglizhencë të kujdesit ndaj fëmijës, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Vajza tre vjeçare u gjet e vetmuar rrugëve të Newquay në Cornwall në 03:30 të mëngjesit e cila u mor nën përkujdesje të Shërbimeve Sociale për Fëmijë.

Fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk këshillohet të lihen vetëm për shkak të rreziqeve eventuale që ata mund ti ekspozohen./Indeksonline/