09:27 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia arreston një person në një bastore të Prishtinës, tregohet arsyeja!

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti në një lokal të lojërave të fatit në Prishtinë kishte tentuar të shkëmbejë një kartëmonedhë e cila dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është konfiskuar monedha në fjalë.

Ndërsa pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/