12:21 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Policia arreston tre persona në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 1 kilogramë heroinë, një AK47 dhe 295 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona mbrëmë në Prishtinë, në rrugën “Vëllëzërit Fazliu”.

Dy nga të arrestuarit u kapën duke bërë shit-blerje të narkotikëve. Njëri nga ta kishte tentuar të ikë, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./