15:11 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia bën publike emrin e qytetarit nga Peja që dorëzoi kuletën e gjetur me para

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga qytetari Gani ELEZAJ nga Peja.

Në portofol kishte një shumë të konsiderueshme parash.

 Deri sa qytetari i lartë përmendur ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në Stacionin Policor Pejë për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, kuleta dhe parat i janë kthyer pronarit.

  Me këtë rast Policia e   Kosovës, falënderon z. ELEZAJ për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

  Urojmë që ky rast,  të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policin e Kosovës.