17:14 / E Diele, 16 Maj 2021 / AR

Policia deklarohet për vetëplagosjen në Drenas, viktima po trajtohet në QKUK

Indeksonline pak më parë ka raportuar për një plagosje në Komoran të Drenasit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline tha se sipas të dhënave fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetëplagosur.

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë”.