09:38 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 16 persona

Gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsejtë 16 persona në rajone të ndryshme të Kosovës.

Arrestimet janë kryer në raste të ndara për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton Indeksonline.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje përderisa gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/