09:34 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 41 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës janë arrestuar 41 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur nëpër rajone të ndryshme të vendit dhe për raste të ndara.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i rastit, me urdhër të të cilit 22 janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/