08:48 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston 20 persona të dyshuar

Policia e Kosovës gjatë së dielës ka arrestuar 20 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, dhjetë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa dhjetë të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/