12:17 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston dy serbë

Mbrëmë rreth orës 21:20 tek Dheu i Bardhë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse një serb tjetër është arrestuar në rrugën “Sylejman Kollari”, në Rahovec. 

Sipas raportit të policisë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/