75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 21 Maj 2018 / k.v

Policia e Kosovës: Dje arrestuam 7 persona

Shtatë persona janë arrestuar gjatë ditës së diele në raste të ndryshme, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, arrestimet janë kryer për vepra dhe incidente të ndryshme ndërsa për të njëjtat është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/