13:35 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës do t’a përcjellë eskortën e Vuçiqit gjatë vizitës në Veri

Kanë mbetur edhe pak kohë që kur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të arrin në Veriun e Mitrovicës. Deri më tani situata në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe stabile, ka deklaruar për Indeksonline, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti.

Ai ka thënë se njësitet e Policisë së Kosovës do t’a përcjellin eskortën e presidentit serb, Vuçiq gjatë vizitës së tij.

Po ashtu, Hoti ka siguruar të gjithë se deri tani situata është e qetë dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë.

“Në terren tash gjithçka po kalon sipas planit dhe aktualisht nuk ka kurrfarë informacione operative lidhur me çfarëdo situata të paparashikuara ose trazira. Pres që gjithçka të kalojë sipas planit”, tha Hoti.

Ndërkohë, ekipi i Indeksonline po qëndron në Veri të vendit ku edhe po raporton vazhdimisht lidhur me vizitën e presidentit serb në Kosovë.

Ndryshe, në Kosovë kanë hyrë tanimë Kreu i Intelegjencës së Serbisë (BIA), Bratislav Gasic dhe Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.

Kujtojmë, se Vuçiq do të zhvillon vizitë dy ditore në Kosovë ku do t’a viziton edhe vendin e shumë kontestuar mes shqiptarëve dhe serbëve, Liqenin e Ujmanit në Gazivodë./Indeksonline/