17:08 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia e Nju Jorkut zbulon hajdutët me softuer

Policia e Nju Jorkut, me ndihmën e softuerit i cili lidh krimet, ka zbuluar dhe arrestuar një hajdut që u përpoq të vjedhë dyqanin Home Depot, duke kërcënuar me shiringë.

Sipas AP, softueri tregoi se kryerësi nuk e bëri atë për herë të parë dhe ai pranoi fajin pas largimit të tij.

I njëjti hajdut shfrytëzoi një shiringë disa javë më parë, kur ai vodhi një aparat në një tjetër objekt shitjesh, “Home Depot”, 11 kilometra në jug të Manhatanit.

Këtë e ka ndërlidhur një softuer i quajtur “Patternised”, që lejon analistët e krimit të krahasojnë grabitje, vjedhjet me qindra-mijëra krime të raportuara në bazën e të dhënave të Policisë së Nju Jorkut, duke e kthyer kapjen e tyre në modelet kriminale në një “klikim të një butoni”.

Softueri gjithashtu gjeti dy vjedhje të tjera të kryera nga i dyshuari i njëjtë me ndihmën e shiringave, dhe ai u arrestua dhe u deklarua fajtor për vjedhje dhe sulme.

Ashtu si analistët e “krimit njerëzor”, softueri krahason faktorë të tillë si mënyra e hyrjes, lloji i mallrave të vjedhura dhe distanca midis krimeve.

Edhe me një rënie të ndjeshme të normave të krimit, vitin e kaluar në Nju Jork ka pasur më shumë se 68,000 vjedhje dhe plaçkitje. Për të zvogëluar paragjykimet e mundshme racore, softueri “Patternized” nuk e merr në konsideratë racën e të dyshuarve kur kërkon një model krimi.

Teknika tradicionale vazhdojnë të përdoret për të identifikuar forma të tjera të krimit, si përdhunimet dhe vrasjet./Indeksonline/